Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka mbrojtur sistemin e testimit për coronavirus, duke thënë se po përpiqet të përmbushë kërkesat “kolosale”.

Kjo vjen teksa qeveria tha se po hartonte një listë që përcakton se kush ka përparësi në testime, raporton BBC.

“Aktualisht, ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme testuese”, tha i pari i qeverisë britanike.

Ai pranoi zhgënjimin rreth kërkesës për testime, por tha se kapaciteti po rriten, me qeverinë që dëshiron 500 mijë teste në ditë deri në fund të tetorit.

Johnson e pranoi se “jemi të shqetësuar për normat e infeksionit në shtëpitë e kujdesit” dhe premtoi se një plan i ri veprimi për sektorin shëndetësor do të dalë këtë javë.

Ndryshe, 374 mijë britanikë janë infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 41.664 persona.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat