Anija kërkimore turke Oruç Reis që u fut ne hapësirën detare në Mesdhun Lindor në gusht dhe në shtator të këtij viti së shpejti do të shkojë në hapësirën detare të Kretës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke ku sipas një raporti thuhet se kërkimi dhe shpimi gjeologjik do të kryhen në shtatë zona të parashikuara në memorandumin e paligjshëm Turko-Libian.

Kompania Turke e Naftës kërkoi leje nga memorandumi dhe sipas mediave kërkimi do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Anijet turke do të kryejnë kërkime në dhe përreth Kretës, pasi ajo konsiderohet “zona me më shumë rezerva gazi në Mesdheun lindor”.

Oruç Reis pritet të shkojë së pari në këto zona dhe më pas bazuar në gjetjet, do të vendosen platforma të reja  shpimi.

Turqia ka kundërshtuar zyrtarisht kërcënimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian për shkak të aktiviteteve  të paligjshme Turqisë në Mesdheun lindor, veçanërisht në Greqi dhe Qipro.

 “Përdorimi i vazhdueshëm i sanksioneve retorike nuk është konstruktiv. Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se nuk mund të arrijë asgjë në këtë mënyrë”, tha Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat