Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates tha sot se vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021 nëse një vaksinë COVID-19 funksionon.
Kur u pyet për vaksinat ruse dhe kineze, ai u përgjigj se kompanitë perëndimore po bëjnë studime të mëtejshme të Fazës III.
“Deri në fund të vitit të ardhshëm, gjërat mund të jenë shumë afër normalitetit, ky është skenari më i mirë ,” tha Gates.
“Ne nuk e dimë ende nëse këto vaksina do të funksionojnë ,” vijoi Gates, duke vënë në dukje se do të duhet kohë që sasitë e mjaftueshme të vaksinave të prodhohen.
h.b/dita