Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2020 e kanë fituar dy amerikanë, Paul Milgrom, 72 vjeç dhe mbikëqyrësi i tezës së tij Robert Wilson, 83 vjeç.

Fituesit janë dy profesorë në Universitetin e Stanfordit, dhe këtë vlerësim sipas Akademisë Suedeze e kanë për tezën “përparimet në teorinë e ankandit dhe shpikjen e sisteme të reja ankand”.

Dy fituesit janë vlerësuar për punën e tyre inovative që është përdorur në veçanti, në caktimin e frekuencave telekomunikuese dhe ato kanë zgjidhur probleme të ndryshme, për shembull në caktimin e fushave të kërkimit të naftës.

Ndërkohë vitin e kaluar Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha Abhijit Banerjee, Esther Duflo, Michael Kremer për qasjen eksperimentale në luftën kundër varfërisë globale.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All