NATO ka shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Turqia, anëtare e saj, ka përdorur sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 për herë të parë gjatë një manovre ushtarake.

“Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s.  Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të  vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative”, tha një zëdhënëse e NATO-s.

Media turke kishte raportuar më parë se qeveria në Ankara testoi raketat tokë-ajër për herë të parë në kushte operacionale pranë qytetit Sinop të Detit të Zi, të premten.

“Çdo provë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia, nëse konfirmohet, do të ishte për të ardhur keq”, tha zëdhënësja e NATO-s.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat