Lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagornia-Karabak vazhdon.

Dy ditë më parë dy palët vendosën një armëpushim për arsye humanitare, pasi shumë njerëz kanë humbur jetën, pas fillimit të luftën, midis tyre dhe civil.

Ndërkohë ditën e sotme Armenia ka akuzuar Azerbajxhanit se ka shkelur armëpushimin e vendosur për arsyje humanitare, pasi ka ajo ka nisur bombardimet.

“Armiku, ka shkelur edhe një herë marrëveshjen e armëpushimit për arsye humanitare, duke gjuajtur me raket në  drejtim verior nga ora 00:04 në 02:45 ditën e djeshme dhe në drejtimin jugor nga ora 02:20 deri në 02:45”, ka thënë përmes Twitter përfaqësuesja e Ministrisë Armene të Mbrojtjes Susan Stepanian.

Ndërsa Azerbajxhani ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë. Dy ditë më parë Armenia dhe Azebajxhani kanë vendosur një armëpushim për arsyje humanitare, këtë deklarat e ka bërë Ministria e Jashmte e Armenisë.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer një disa javë më parë, për rajonin e Nagorni-Karabak.

Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur sërish. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët.

Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime.

Ndërkohë lufta vazhdon, pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon dhe vazhdon ti mbështet kësaj deklarate.

Të dy vendet fajsojnë njëra-tjetren për nxitjen e luftës, shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Ndërkohë që disa ditë më parë vendet kanë rënë dakord për një armëpushim në Moskë ajo nuk u respektua dhe të dyja vendet vazhduan luftimet.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All