Mediat kosovare, pranë qeverisë shkruajnë se Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç.

Në delegacion do ishte edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’u lejojë shoqëruesve të tij mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Qeveria e Prishtinës e ka refuzuar lejen – bëjnë me dije të njëjtat burime.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat