Gjatë 24 orëve të fundit rezulton se është shënuar një rekord përsa i përket numrit të viktimave në Britani ku kanë humbur jetën 1 564 persona dhe janë infektuar me COVID 47,525 qytetarë.

Ky është numri më i madh ditor i të vdekurve në atë vend që nga fillimi i pandemisë. Gjatë valës së parë, numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua më 21 prill, me 1,166 vdekje.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID ka shkuar në 3,211,576, mes të cilëve kanë humbur jetën 84 767 persona.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat