Takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Hanoi të Vietnamit, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore pavarësisht se u mbyll si një dështim i madh në mungesë të një marrëveshje midis dy vendeve.

Të gjithë kanë pritur firmosjen e marrëveshjes historike mes të dy liderëve, por ky takim përfundoi para kohës së paracaktuar për shkak të mungesës së dakordësisë.

Në konferencën për media, Trump ka deklaruar se për shkak të disa mosmarrëveshje nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruhen.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Kim kishte kërkuar që vendit të tij t’i hiqen sanksionet, ndërsa Trump kërkoi që të respektohet denuklearizimi i Gadishullit Korean. Takimi ka përfunduar disa orë para kohe dhe pa marrëveshje, kurse Kim disa orë më herët kishte folur krejtësisht diçka tjetër.

Lideri i Koresë së Veriut befasoi përfaqësuesit e mediave botërore në Hanoi, pasi theu “mitin” e njeriut të heshtur, duke iu përgjigjur për herë të parë përgjigjur pyetjes së një gazetari të huaj.

I pyetur nga gazetari David Nakamura i “Washington Post” nëse është i sigurt që mund të arrihet ndonjë marrëveshje me Trumpin, Kim u përgjigj: “Ende është herët që të flitet për këtë, nuk dua të prognozoj, por instinktivisht besoj se rezultati do të jetë i mirë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat