Re të zeza tymi kanë mbuluar sot Stokholmin, në Suedi.

Një autobus shpërtheu në flakë pasi u përplas në hyrje të një tuneli.

Shpërthimi ndodhi të dielën në mëngjes në tunelin e Klarat.

Dëshmitarët thonë se “ferri” filloi kur një bombol gazi e vendosur në krye të autobusit shpërtheu.

Për fat të mirë, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi ishte plagosur.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat