Është edhe një fëmijë trevjeçar, Mucad Ibrahim, midis 49 viktimave të sulmeve në xhami të Christchurch, Zelanda e Re. I vogli, viktima më e vogël e të shtënave me armë zjarri, vdiq në krahët e babait të tij, i cili në vend arriti të mbijetonte gjatë masakrës, duke u shtirur si i vdekur.

Së bashku me ta në xhami Al Noor iishte edhe vëllai më i madh i Mucad, Abdi, i cili gjithashtu mbijetoi.

Ndërkohë, autoritetet e Zelandës së Re kanë identifikuar dy nga 49 viktimat e masakrës në xhamitë e Christchurch. Është Haji Daoud Nabi, një afgan që emigroi në vend me dy djemtë e tij në vitin 1977, dhe Khaled Mustafa, një refugjat sirian që mbërriti vetëm me familjen disa muaj më parë. Nga të plagosurit, 7 dolën nga spitali, ndërsa 39 të tjerë mbetën në spital dhe 11 prej tyre janë ende në kujdesin intensiv.

Gazeta Shqip

Flash Lajme

Më të lexuarat