Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar senatorin McCain, duke u ankuar se nuk ka marrë asnjë falënderim, për funeralin e tij shtetëror.

“Edhe pse unë nuk isha fans i McCain, ne e dërguam atë në rrugën e banesën e fundit”, tha Presidenti në një vizitë, në një fabrikë tankesh në Ohio.

Trump ka sulmuar në mënyrë të përsëritur senatorin e Arizonës, ditët e fundit, duke rindezur një grindje që daton më parë se Trump të bëhej president.

Veterani i Luftës së Vietnamit, McCain, vdiq nga kanceri në gusht të 2018, në moshën 81-vjeçare.

“I dhashë atij funeralin që donte, që si president duhej ta miratoja. Nuk më intereson kjo gjë, por s’kam marrë asnjë falënderim. S’ka gjë, është në rregull”, tha ai përpara punëtorëve në fabrikë./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All