Të premten kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, i ka shkruar një letër Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që dalja e Britanisë nga BE të shtyhej deri me 30 qershor.

Në lidhje me këtë letër, ka reaguar ashpër Franca e cila ka thënë se nëse Britania nuk ka një plan konkret ajo duhet të marrë përgjegjësitë dhe të ikin pa marrëveshje.

Duke iu përgjigjur letrës së Majit, Sekretarja i Shtetittë  Francës për Çështjet Evropiane, Amélie de Montchalin, i tha “Guardian “në një deklaratë se: “Këshilli Evropian mori një vendim të qartë më 21 mars … Një shtyrje tjetër kërkon që Mbretëria e Bashkuar të paraqesë një plan të qartë dhe të besueshëm dhe të ketë mbështetje politike. Në mungesë të një plani të tillë, ne duhet të pranojmë se Britania e Madhe zgjodhi të linte BE në një mënyrë të çrregullt”./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat