Një flamur kosovar i shfaqur në ndeshjen Akhmat- Spartak aty ku dhe luan edhe futbollisti Bernard Berisha është bërë ”mollë” sherri për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë.

I pari i cili do të reagonte për ”incidentin” do të ishte ambasadori serb në Rusi, Slavenko Terzich i cili ka deklaruar se “Serbia është e surprizuar nga flamuri i Republikës së ashtuquajtur Kosova dhe se pret nga Rusia të reagojë duket ditur dhe pozicionimin e Rusisë në integritetin territorial të Serbisë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Jashtme ruse e cila e konsideruar këtë akt një gabim teknik duke u shprehur se Rusia nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as simbolet e saj.

Sakaq, stadiumi në të cilin ka ndodhur ky akt në Grozny të Çeçenisë, është një zonë tejet problematike sa i përket edhe marrëdhënieve me Rusinë.

Menjëherë pas këtyre reagimeve në stadium u hoqën të gjithë flamujt ndërsa për në fund do të fliste dhe presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov

Për ekipin e Akhmat Grozny luan një lojtar nga Kosova me emrin Bernard Berisha. Nëqoftëse është hequr flamuri nuk ka qenë për arsye politike, u transferua tek zona e tifozëve. Ne qëndrojmë strikt ndaj pozicionimit të Republikës Federale ruse”,  tha Ramzan Kadyrov.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat