Dy kandidatët për president i janë nënshtruar testit të drogës në Ukrainë, të ndjekur nga qindra gazetarë dhe nën objektivin e kamerave.

Petro Poroshenko dhe rivali i tij Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit.

Kjo ishte një kërkesë e kreut aktual të Ukrainës, pas sfidës që i bëri komediani për një debat televiziv para raundit të dytë që do të mbahet më 21 Prill.

Poroshenko pranoi përballjen por kishte dhe ai sfidën e tij, t’i nënshtroheshin testit për përdorim të drogës.

Në raundin e parë Poroshenko u rendit pas komedianit Volodymyr Zelensky, i cili është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”.

Ai ka premtuar se do të luftojë korrupsionin duke ndërmarrë reforma të reja për gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e përvojës.

b.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat