Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të presidentit Trump, për kufirin, ka dhënë dorëheqjen.

Nielsen, punën në departamentin amerikan, e konsideroi një nder të madh.

Presidenti Trump deklaroi se ajo do të zëvendësohet përkohësisht nga Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin AcAleenan.

Nielesen ishte përgjegjëse për zbatimin e propozimit për murin kufitar dhe për ndarjen e familjeve emigrante. Ajo nuk dha asnjë arsye për largimin e saj, në letrën e dorëheqjes, megjithëse ajo tha se e kishte kuptuar që ishte koha të largohej.

Njoftimi se po lë punën edhi disa ditë pas vizitës së presidentit në kufirin jugor.  Nielesen ka shërbyer si sekretare e Sigurisë Kombëtare në SHBA që nga dhjetori i 2017-ës./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat