Krerët e Bashkimit Evropian (BE) do të vendosin këtë javë nëse do të pranojnë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një shtyrje të mëtejshme në Brexit.

Por nëse ata refuzojnë, Britania e Madhe do të jetë e detyruar për t’u larguar nga BE më 12 prill pa ndonjë marrëveshje formale.

Por çfarë po bën qeveria për tu përgatitur për një largim pa marrëveshje kur kanë ngelur edhe 4 ditë kohë?

Operacioni Yellowhammer

Plani i paparashikuar i qeverisë Brexit është emëruar me emrin “Code Yellowhammer”, shkruan Dritare.net.

Ky plan, mbulon 12 fusha, duke përfshirë transportin, kujdesin shëndetësor, energjinë, ushqimin dhe ujin.

Plani bazohet në supozimet e skenarit më të keq – vonesat në kufi gjatë një periudhe gjashtë mujore, kontrolle të rritura të emigracionit në vendet kufitare të BE, reduktim në zgjedhjen dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe rritjet potenciale të çmimeve për shërbimet, ushqimin dhe karburantin, shkruan Dritare.net.

Operacioni Yellowhammer nuk është plani i vetëm i gatishmërisë së qeverisë, por qëndron përkrah planeve të tjera urgjente.

Zyra Kombëtare e Auditimit tha se qeveria duhet të jetë në gjendje të marrë kontrollin dhe të sinjalizojë shpejt agjencitë për të trajtuar çdo ndërprerje afatshkurtër, shkruan Dritare.net.

Si pjesë e planeve të emergjencës, Ministria e Mbrojtjes ka bërë 3.500 trupa gati, duke përfshirë trupat rezervë, të disponueshëm për të vepruar nëse është e nevojshme.

Ajo ka ngritur një dhomë të operacioneve në një bunker në ndërtesën e saj kryesore të Ëhitehall, të koordinuar në rast të një Brexit pa marrëveshje, shkruan Dritare.net.

Kostoja e Yellowhammer është £ 1.5 bilionë e ndarë nga Departamenti i Thesarit në Departamentin e Qeverisë .

Që Yellowhammer të jetë efektiv, NAO thotë se duhet të kenë tre komponentë: “komanda, kontrolli dhe koordinimi”

Shëndetësia

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social ka gati një grup ilaçesh që që furnizimi i tyre mund të ndërpritet.

Janë krijuar hapësira shtesë në magazina për t’i mbajtur ato në kushte të favorshme.

Transport

Qeveria ka paralajmëruar se: “Mund të ketë një rritje të madhe të trafikut në rast të një Brexit pa marrëveshje”.

Kjo për shkak se sipas një skenari pa marrëveshje, kamionët që udhëtojnë mes Britanisë së Madhe dhe BE do të duhet të plotësojnë deklaratat doganore. Për më tepër, disa mallra nga Mbretëria e Bashkuar, siç janë ushqimet dhe produktet bimore, që merren në portet e BE-së mund të kërkojnë kontrolle fizike, sipas rregullave të tregut të BE-së, shkruan Dritare.net.

Ushqimi

Qeveria ka publikuar  një listë taksash të vendosura në lloje të ndryshme të produkteve, dhe ka hequr shumicën e tarifave për importet në rast të një Brexit pa marrëveshje.

Dhe disa mallra nga BE që momentalisht importohen me tarifa 0%, si viçi dhe qumështi, tani do të mbajnë tarifa dhe kështu mund të bëhen më të shtrenjta.

Agjencitë shtetërore kanë thënë se mund të kenë mungesa të mëdha  në markete me ushqimet./ Marrë me shkurtime nga BBC/ Isa Myzyraj-Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat