Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir i cili ka udhëhequr vendin për 30 vjet në stilin autokratik, është rrëzuar të enjten pas një grushti shteti të forcave të armatosura.

Heqja e Presidentit nga pushteti vjen pas disa muajsh demostrata në Sudan, ndërsa vendin e ka marrë në drejtim ushtria.

Qindra qytetarë kanë dalur në protestë duke kërkuar që vendin ta drejtojnë civilët deri në zgejdhjet e ardhshme, shkruan “Reuters” transmeton Dritare.net.

Në një fjalim në televizionin shtetëror, Ministri i Mbrojtjes Aëad Mohamed Ahmed Ibn Auf njoftoi një periudhë dyvjeçare të sundimit ushtarak që do të ndiqej nga zgjedhjet presidenciale.

Bashir është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë dhe po përballet me një urdhër arresti për akuzat për gjenocid në rajonin Darfur të Sudanit gjatë një rebelimi që filloi në 2003 dhe çoi në vdekjen e rreth 300,000 njerëzve./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat