Një avion privat biznesi që fluturonte nga Las Vegasi për në Meksikë, mësohet se është rrëzuar në Meksikën veriore.

Mediat lokale raportojnë se ka të paktën 14 të vdekur.

Nuk dihet ende numri i saktë se sa persona ishin në bord.

Avioni tip Bombardier Challenger 600, u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i McCarran në Las Vegas dhe humbi kontaktet rreth 2 orë më vonë kur aeroplani ishte në Coahuila, në Meksikën veriore.

Një operacion kërkim-shpëtimi u nis menjëherë posa u mor vesh se avioni ishte rrëzuar, por sipas dëshmitarëve në vendngjarje nuk kishte shenja të mbijetuarish. Të paktën 14 vetë ishin në bord, duke përfshirë 11 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas mediave lokale, pasagjerët në avion kishin vizituar Shtetet e Bashkuara për të parë ndeshjen e boksit të ndërmjet Daniel Jacobs dhe Saul ‘Canelo’ Alvarez në T-Mobile Arena në Las Vegas. Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk është mësuar. Të dhënat nga FlightAware tregojnë se avioni fluturonte në mënyrë të qëndrueshme para se të humbiste kontaktin në orën 4:37 të mëngjesit.

v.l/ Dita

Flash Lajme

Më të lexuarat