Gjigandi mediatik BBC, ka shkarkuar të enjten një prezantues të një programi në radio, pasi postoi një foto të një shimpanze në Twitter, me mbishkrimin “Foshnja mbretërore del nga spitali”.

Archi, është fëmija i parë i mbretërisë që ka lindur me racë të përzier.

“U pushova nga puna”, shkroi Danny Baker, prezantues i Radios 5 të BBC-së.

BBC ka njoftuar se ‘cicërima’ raciste e Baker ishte një gabim serioz në vlerësim dhe se është në kundërshtim me vlerat e këtij radiostacioni.

“Danny është një udhëheqës i madh, por ai nuk do të bëjë më shfaqje javore për ne,” thekson BBC./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat