Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po gjunjëzon ekonominë e Republikës Islamike Iraniane me sanksione të shumta, dhe tanimë pothuajse kjo ekonomi ka mbetur e bllokuar tërësisht.

Gjithçka ka nisur pas daljes nga marrëveshja bërthamore e SHBA, ndërsa Irani shprehet se këtyre sanksioneve do t’i përgjigjet me sanksione të tjera.

Por, në kohën e një retorike të ashpër, kur SHBA ka dërguar forca ushtarake shtese, dhe mjete fuftarake në Lindje të Mesme, mediat amerikane dhe ato në Teheran, paralajmërojnë skenare të rrezikshme lufte, nëse Presidenti i Iranit Hassan Rouhani dhe ai i SHBA, Trump nuk ulen në tavolinën e bisedimeve.

Prestigjiozja New York Times, shkruan se një luftë e re është në horizont.

”Trump dukej i palëkundur kur i tha Patrick Shanahan dhe të tjerëve se donin të shmangnin një përplasje ushtarake, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi situatën”, shkruante gazeta.

Mediet amerikane kanë spekuluar gjerësisht se këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe sekretari i Shtetit Mike Pompey, të njohur për qëndrimin e tyre të ashpër ndaj Iranit, po e shtynin presidentin drejt një konflikti të hapur.

Nga ana tjetër, një ndë agjensitë më të mëdha te lajmeve iraniane “fars News” shkruan sot, se Trump po rrezikon SHBA dhe të gjithë botën, shkruan Dritare.net.

“Politika e jashtme e  Trump, e karakterizuar nga ndërtime ushtarake, sanksione, lufta tregtare, izolacionizmi, ksenofobia dhe anti-multilaterizmi po kërcënon jo vetëm SHBA-në, por të gjithë botën.

Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera janë në prag të rrënimit ose kaosit të ri, ndërsa “interesat e sigurisë kombëtare” dhe “Amerika e para” janë duke sabotuar një unitet dhe rend ndërkombëtar që mund të sjellë një zhvillim katastrofik.”-shkruan agjencia e lajmeve iraniane./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All