Në edicionin e“Eurovizion 2019” mbrëmjen e dytë u shënua një tragjedi e papritur. Një 66-vjeçar me profesion shofer kamioni Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital. Anëtarët e familjes Schwarz thanë se ndihen të habitur sesi në një festival kaq prestigjioz, në një skenë kaq gjigande, të ndodhë e tillë tragjedi.

Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.

Organizatorët e Eurovizionit thanë se ishin të shokuar nga ngjarja, ndërsa të shtunën se do të bashkëpunojnë me hetuesit. Ndërkaq, në këtë festival të “Eurovzion”, në finale kaloi edhe Shqipëria, me përfaqësuese Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.

b.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All