Prokurori suedez që drejtoi hetimin për një akuzë përdhunimi ndaj Julian Assange ka kërkuar arrestimin e tij. Nëse do të miratohet, urdhri i gjykatës do të ishte hapi i parë që do të bëhej për ekstradimin e  themeluesit të Wikileaks nga Britania e Madhe, ku po vuan dënimin prej 50 javësh për shkak të kapërcimit të lirimit me kusht, informon dritare.net

Suedia rifilloi hetimin e përdhunimit javën e kaluar. Hetimi nisi në 2010, por pushoi në 2017-ën pasi Assange u strehua në Ambasadën Ekuadoriane në Londër. Assange, i cili mohon akuzën, u arrestua në Londër muajin e kaluar pasi kishte kaluar shtatë vjet brenda ambasadës./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat