Një vajzë 10-vjeçare nga El Salvadir, vdiq në burgun amerikan vitin e shkuar. Ky ishte një rast i paraportuar në media, i cili bëri që numri i fëmijëve të emigrantëve të vdesin, pasi prindërit e tyre arrestohen në kufij, informon dritare.net

Vajza kishte probleme të lindura me zemrën, dhe vdiq në shtator në një spital në Nebraska, thonë zyrtarët.

Emri i saj, kur dhe si kishte hyrë në SHBA nuk janë zbuluar, ndërkohë demokratët kërkojnë hetim për vdekjen e 10-vjeçares.

Presidenti Donald Trump, është zotuar të rrënojë imigracionin e paligjshëm në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës. Ndërkohë numri i njerëzve që duan të kalojnë kufirin është gjithmonë në rritje, informon dritare.net.

Trump ka kritikuar vazhdimisht demokratët, për kundërshtimin ndaj planeve të tij për imigracionin, dhe shpalli emergjencë kombëtare në shkurt të anashkalojë Kongresin dhe fondet e duhura për të ndërtuar murin kufitar të Meksikës./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat