Sot pritet që kryeministrja britanike Theresa May të njoftojë për datën që do të dorëhiqet nga qeveria, kanë thënë ministrat e kabinetit për BBC, transmeton dritare.net.

Burimet thonë se pritet që kryeministrja të japë dhe një afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj, dhe ka gjasa të jetë data 10 qershor, fillimi i garës zyrtare për lidership.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje, pas reagimeve të deputetëve të saj, kundër planit të fundit për marrëveshjen Brexit.

Që nga janari, Parlamenti ka hedhur poshtë 3 herë marrëveshjen e Brexit që May negocioi me BE. Përpjekjet e fundit për të gjetur një kompromis formal më Labouristët, dështuan gjithashtu./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat