Histori që rrijnë pezull midis rrënojave dhe pluhurit. Një bukuri arkitekturore, e zbehur nga koha dhe qetësia. Bëhet fjalë për një nga hotelet më të mëdha në Japoni, i cili gjendet i boshatisur prej vitesh.

Megjithatë, edhe pse i braktisur, hoteli “fantazmë” reflekton një bukuri të rrallë për syrin e çdokujt.

Hotel “Royal Hachijo”, u përurua në vitin 1963 në Hachijo-jima, një ishull vullkanik i vendosur rreth 300 kilometra nga Tokio. Struktura e madhe, e cila karakterizohet nga stili barok francez, tani është mbyllur që nga viti 2006 për shkak të rënies së turizmit në zonë.

Hoteli, ndër më të mëdhenjtë në Japoni, tani është braktisur dhe bimësia po e pushton plotësisht.

Fotografja polake Natalia Sobańska arriti të fotografojë ndërtesën duke kapur imazhet e brendshme të shkatërruara, të cilat tregojnë atë çfarë mbeti nga lavdia e tij e që po zbehet gjithmonë e më shumë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All