Një kompani ruse e quajtur “Tatprof”, është përballur me kritika të ashpra pasi ka vendosur që të ofrojë shpërblim për vajzat dhe gratë që zgjedhin veshje sa më femërore si funde, fustane, apo pantallona të gjera klasike.

Stafi femëror që vesh një fustan apo pantallona të gjera “jo më shumë se pesë centimetra nga gjuri” u jepen 100 rubla në ditë (1.54 dollarë) përveҫ pagës së tyre normale.

Kjo fushatë e quajtur “maratona femërore” ka nisur në 27 maj dhe do të vijojë deri në 30 qershor. Kjo nismë është marrë pasi kompania në fjalë që merret me prodhimin e aluminit ka rreth 70% të stafit mashkullor.

Kjo bën që edhe gratë të vishen kryesisht me një stil mashkullor, me një këmishë dhe pantallona. Shpërblimi është shumë simbolik por megjithatë ka hasur në shumë kritika pasi është cilësuar si një vendim seksist, kryesisht në mediat sociale.

Ideja e këtij vendimi ka ardhur nga CEO i kompanisë, Sergei Rachkov, i cili është shumë i shqetësuar për përzierjen e gjinive në punë dhe për këtë arsye kërkon që gratë të ekspozohen më shumë, sikurse iu takon. Jo pak njerëz e kanë cilësuar nismën si një shkelje të drejtave të grave dhe sipas tyre Rusia është një vend ku gratë vazhdojnë të keqtrajtohen edhe në ditët e sotme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, dhuna në familje vret rreth 14,000 gra në vit, e thënë ndryshe, një në çdo 40 minuta.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat