Jeni një nga ata persona të cilët “sa ju bien lek në duar” i harxhoni pa u menduar “dy herë?

Epo besojmë që historia që po ju sjellim më poshtë, do t’iu japë një leksion të vlefshëm.

Michael Carroll është një 36 vjeçar britanik, i cili aarriti majat, por shumë shpejt u kthye sërish atyku ishte.

Kur ishte në moshën 19 vjeçare, ai pati fatin të linte punën e tij si shkarkues i mbeturinave, pasi fitoi një llotari me vlerë prej 15 milion dollarësh. Në momentin që në duar pati këtë pasuri, ai u shpreh se nuk do të kryente shpenzime marramendëse, por e kundërta ndodhi…

Carroll nisi shpenzime marramendëse. Ai bleu një shtëpi luksoze me tre dhoma gjumi. Më vonë, nisi që çdo mbrëmje të organizonte festa të çmendura. Mediat britanike e cilësonin atë si “Njeriu i llotarisë” dhe mercedezin e tij e konsideronin “Mbreti i zareve”. Nuk vonoi shumë dhe Michael vazhdoi edhe “tregtinë” e prostitucionit.

Për shumë kohë, Carroll ruajti një status të lartë, por harroi diçka të rëndësishme… Paratë harxhoheshin çdo ditë e më tepër. Derisa erdhi fundi i tyre! Ai nisi të shpenzojë pa fund, pa kuptuar se në këtë mënyrë po dëmtonte veten.

Atij nuk i mbeti më asgjë nga shifra marramendëse që kishte pasur dikur. Carroll u detyrua të rikthehej atje nga ku kishte nisur gjithçka. Tashmë ai punon sërish si punëtor në mbeturina, vetëm për shkak të faktit se nuk u tregua i kujdesshëm me atë çfarë pati në duar.

Vlerësojini gjërat që ju dhuron jeta. Jini racional aty ku duhet dhe mbi të gjitha, gjithmonë qëndroni “me këmbë në tokë”. Jeta nuk është një minutë, as një orë apo një ditë. Shikoni përtej së sotmes. Mendo ç’do të të rezervojë e nesërmja.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat