Një blogere bukurie, udhëtimesh dhe stili jetese i shkroi një hoteli në Dublin një email në të cilin i propozonte të nisnin një bashkëpunim. Me pak fjalë ajo i kërkonte një dhomë pa pagesë për t`u akomoduar dhe në këmbin do t`i bënte reklamë falas.

Diçka që në fakt e shikojmë çdo ditë në rrjete sociale ta bëjnë jo vetëm blogerët, por edhe njerëzit e njohur.

Më poshtë është përgjigjia e hotelit:

“E dashur blogere. Faleminderit për emailin tuaj ku propozonit të akomodoheshit falas në këmbin të reklamës.

Nëse të lejoj të rrish pa pagesë që të bësh një video, kush do e paguajë stafin që ta pastrojë dhomën? Po kamerierët që e sjellin mëngjesin tek shtrati? Po recepsionistin? Po dritat që do shpenzosh ti, kush do t’i paguajë? Apo t`i them stafit që në vend të rrogës t`i përfshish ti tek videoja jote?

Fatmirësisht hoteli ynë ka 186 mijë ndjekës në faqet tona të Facebook-ut, 80 mijë në Snapchat dhe 32 mijë në Instagram. Ama kurrë s`i kemi kërkuar dikujt diçka falas, vetëm sepse kemi shumë ndjekës në rrjete sociale.

Të sugjeroj që në të ardhmen ti të ofrohesh për të paguar vetë gjithçka dhe nëse dikush në hotel e shikon të arsyeshme për t`ju dhënë diçka më shumë, mbase në vend të një dhome të paguar ju ofron suitën. Kështu do tregoje më shumë respekt për veten dhe ta themi mes nesh, s`do ishe turpëruar kaq shumë.

Gjithë të mirat!

Ps. Përgjigjia është jo”.

Ndërsa blogerja ca ditë më vonë reagoi në Instagramin e saj duke sqaruar se kjo ishte puna e saj dhe s`kishte bërë asgjë të gabuar.

E-mail i blogeres drejtuar faqes që hotelit

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat