Nëse dhënia e një trëndafili është një gjest dashurie, t’i falësh të dashurës një kopsht të tërë me lule, pasi i ke kultivuar për vite me rradhë është diçka që nuk e dëgjojmë shpesh.

Këtë mendoi dhe vuri në jetë Kuroki për gruan e tij të verbër, për faktin se  aroma e tyre mund ta gëzojë sadopak.

I martuar që nga viti 1956, çifti ka jetuar gjithë jetën në fermën e tyre në Shintomi të Japonisë.

Pasi patën dy fëmijë dhe punuan gjithë jetën në fusha, pak para se të dilnin në pension gruaja e Kuroki humbi shikimin për shkak të diabetit.

Ideja e Kurokit erdhi pasi vuri re se disa njerëz, një ditë ndaluan për të parë kopshtin e tij të vogël me lule rozë e të kuqe.

Nëse gruaja e tij nuk mund ta shihte më botën, atëherë të pakën të ndjente aromën e saj.

Ai mbolli me mijëra lule dhe u kujdes për to çdo ditë.

Japonia është e famshme në pranverë për lulet e qershisë, por në prefekturën e Miyazaki, njerëzit janë dyndur për të parë një tjetër spektakël me lule.

Prej aromës së luleve, ferma është bërë një nga atraksionet më të njohura turistike të zonës.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All