Melania dhe Trevor janë nga Kolorado dhe të përbashkët kanë pasionin për aktivitetet në ajër të pastër.

U takuan rastësisht gjatë një stërvitjeje dhe prej atëherë nuk ndahen, kanë vijuar aventurat duke u ngjitur edhe në male.

Melanie Knecht është 29 vjeç dhe është prekur nga një defekt i lindur në shtyllën kurrizore dhe që në lindje ka ecur në karrige me rrota.

Trevor Hahn është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh humbi shikimin për shkak të një glaucome.

Së bashku kanë nisur ekskursionet në male. Trevor e mban në shpinë Melaninë sa herë që ngjiten nëpër male.

“Ai ka këmbët, unë sytë dhe boom! Së bashku bëjmë një skuadër ëndrrash”, shpjegon 29 vjeçarja.

Të dy kanë një faqe instagrami ku publikojnë aventurat e tyre dhe aty kanë deklaruar se sfida e radhës do të jetë ngjitja e një mali mbi 4 mijë metra të lartë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat