Një fotografi nga Samiti i fundjavës i G7 në Francë, që tregon  Zonjën e Parë Melania Trump duke përshëndetur kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau është bërë virale.

Një seri fotografish, të marra nga një fotograf i Agjencisë Evropiane teksa udhëheqës botërorë dhe bashkëshortet e tyre u mblodhën të dielën në mbrëmje për një “foto familjare”  në mbyllje të Samitit tregojnë Zonjën e Parë të Amerikës të buzëqeshur, teksa përshëndet me përzemërsi Trudeau.

Fotot nuk i stepën komentuesit të shprehnin lloje të ndryshme idesh në rrjet, pasi ajo çfarë fotot kanë kapur flet krejt të kundërtën e një takimi zyrtar.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat