Një gjykatë franceze ka vendosur në favor të pronares së gjelit që u hodh në gjyq nga fqinjët pasi këndonte herët në mëngjes.

Maurice, nga ishulli piktoresk Oleron, u akuzua për shqetësimin e një çifti pensionistësh që banonte në një shtëpi pushimi aty pranë.

Lajmet për betejën ligjore të gjelit “pushtuan” titujt e mediave nëpër botë, duke i dhënë atij shumë mbështetës.

Pronarja e tij Corinne Fesseau tha se: “Është një fitore për të gjithë njerëzit që ndodhen në të njëjtën situatë si unë.”

Në një seancë dëgjimore në korrik, avokatët e saj argumentuan se ankesa ishte qesharake sepse këndimi i gjelave ishte pjesë e jetës së vendit.

Fesseau, e cila ka jetuar në Oleron për 35 vjet, do të duhej të zhvendosej Maurice nëse gjykatësi do të vendoste kundër saj.

Tani ajo do marrë 1000 dollarë shpërblim nga paditësit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat