Ish-Zonja e parë e botës ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj të jetuarit shëndetshëm, ndaj nuk resht asnjëherë të këshillojë dhe sugjerojë mënyra për ta bërë ditën tuaj më të këndshme në këtë drejtim.

Ushqimi i shëndetshëm dhe sasia e duhur e konsumimit të tij është këshilla themelore që rekomandon Michelle, madje duke iu referuar edhe brezave të ardhshëm.

Zonja e Parë jep vazhdimisht këshillat për një jetë të shëndetshme nga profili i saj në Instagram, në të cilin ajo duket mjaft aktive duke bërë gjimnastikë. Pesë hapat për të pasur një jetë të shëndetshme dhe aktive, sipas Michelle janë:

1.Ha sa më shumë fruta dhe perime. 2.Gatuaj më shumë në shtëpi. 3.Pi shumë ujë. 4.Merru me aktivitete të reja. 5.Bëj ndryshime të shëndetshme së bashku me familjen.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All