Klasa e tij kishte organizuar ekskursionin e fundvitit. Destinacioni ishte nga më të preferuarit për adoleshentët, Amsterdami.

Por një të riu shqiptar që studionte në shkollën e mesme të Sansepolcros, në afërsi të qytetit italian të Arezzos, kjo mundësi iu refuzua.

Jo sot, por 12 vjet më parë dhe arsyeja ishte mesatarja e ulët.

Atë zhgënjim Endri Begaj nuk e ka harruar kurrë, madje edhe sot që është 32-vjeç vazhdon një betejë gjyqësore me shkollën e tij të hershme.

Shqiptari së bashku me avokatin e tij pretendojnë se nga ai vendim u gjeneruan konflikte të ashpra që përfunduan në përjashtimin e shqiptarit nga shkolla.

Sot ai kërkon një dëmshpërblim, që shkon në shifrën 400 mijë euro, pasi sipas tij përjashtimi i kushtoi mundësinë e shkollimit, miqësitë e vjetra dhe gjetjen e një pune dinjitoze.

Rasti u bë i famshëm edhe disa vite më parë, dhe shkoi deri në Parlament, ku u citua gjatë një debati si shembull i thyerjes së të drejtës kushtetuese.

Por ditët e fundit, gjyqësia italiane ka vendosur që të transferojë çështjen nga Gjykata Administrative në atë Civile, me shpenzimet që i ngarkohen vetë shkollës.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat