Një hartë e korteksit cerebral (trurit) të një saktësie që kurrë më parë nuk ishte arritur u krijua nga shkencëtarët.

Harta e publikuar në revistën “Nature” ndan në detaje pjesët më të pazbuluara të trurit në plot 360 zona (180 për secilën hemisferë),  më shumë se gjysma e të cilave kurrë nuk ishte identifikuar më parë.

Ky nivel kaq i lartë i paraqitjes së detajit do të bëjë të mundur që të kuptohen më mirë sëmundje si dementia, autizmi apo epilepsia, që varen pikërisht nga anomali të korteksit.

I filluar në 2010, ky projekt ka për qëllim që të identifikojë lidhjet mes zonave të ndryshme të turit.

U zbulua se në zonën që lidhet me gjuhën ekziston një hapësirë e vogël që aktivizohet vetëm kur dëgjohen histori.

Gjithashtu, në zonën e shikimit, një grup neuronesh përcakton ekskluzivisht gjerësinë e fushëpamjes.

Veçanërisht neurokirurgët mund të ndërhyjnë në tru me saktësi të madhe, duke evituar dëmtimin e hapësirave të rëndësishme.

a.d. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat