Një planet në galaktikë do të mbajë një emër shqiptar. Planeti është vendosur që të quhet “Arbër”, ndërsa një yll do të mbajë emrin “Illyrian”. Emrat janë vendosur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve, i cili certifikoi zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Lajmin e ka dhënë shkencëtarja Mimoza Hafizi, e cila ka treguar se planeti po ashtu dhe ylli janë 400 vite dritë larg planetit Tokë. Këto dy objekte astronomike, tha ajo, ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

“Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor”, ka qenë postimi i saj.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat