Elvana Gjata ka thyer heshtjen pas polemikave që krijoi vendimi i jurisë për të shpallur të dytën në Festivalin e 58 të Këngës. Kanë qenë pikët e anëtares së jurisë, Mikaela Minga, që përmbysën rezultatin në favor të Arilena Arës dhe për këtë arsye, Elvana thotë se nuk bën me faj kolegen e saj.

Duke i uruar sukses Arilenës për fitoren, Elvana ironizon anëtaren e jurisë kur shkruan: “Dashni me fal, as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”

Reagimi i plotë

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…

Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses?! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!

I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!

Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!

Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!

Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal?U gezova shume!

Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA

Gezojeni jeten ME TANA

Mezi pres projektet e reja

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat