Ka infektuar mijëra njerëz, ka mbyllur kufijtë dhe ka bllokuar një pjesë të Kinës, por virusi që shkaktoi shpërthimin e sëmundjes nuk ka ende një emër të përshtatshëm

Është përmendur si koronavirus, por ky është emri i grupit të viruseve që i përket.

Ndërkohë është dhënë edhe emri i përkohshëm 2019-nCoV.

Një grup shkencëtarësh po mundohen që të gjejnë një term të duhur.

Ata i kanë thënë BBC-së se janë afër një emërtimi.

“Emërtimi i një virusi të ri shpesh është mjaft i vonuar dhe përqendrimi deri më tani ka qenë në përgjigjen e shëndetit publik, i cili është i kuptueshëm”, thotë Crystal Watson, profesor në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë e Shëndetit.

Por ka arsye që emërtimi duhet të jetë përparësi”, thotë Watson.

Për të kuptuar këtë virus të veçantë, shkencëtarët e kanë quajtur atë roman ose koronavirus të ri.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka rekomanduar emrin e përkohshëm 2019-nCoV, i cili përfshin vitin që u zbulua, “n” për të treguar të ri, dhe “CoV” për koronavirus, por nuk është emërtimi i saktë ose i plotë.

“Emri që ajo ka tani nuk është i lehtë për t’u përdorur dhe media e publiku po përdorin emra të tjerë për virusin”, shprehet Dr. Watson.

Sipas saj, rreziku kur nuk ka një emër zyrtar është që njerëzit të fillojnë të përdorin terma si Kina Virus dhe kjo mund të krijojë një reagim kundër popullatave të caktuara.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat