Mijëra çifte në Korenë e Jugut, disa me maska në fytyrë për shkak të koronavirusit, lidhën kurorë në një ceremoni masive të organizuar nga Kisha e Bashkimit, pavarësisht shqetësimeve që ka ngjallur në vend përhapja e shpejtë e sëmundjes.

Duke përfshirë dhe të afërmit e vizitorët, rreth 30.000 vetë morën pjesë në eventin gjigant.

“Jam shumë e lumtur që po martohem sot. Do të gënjeja po të thoja se nuk jam e shqetësuar nga virusi, por nuk e di pse, kam një lloj ndjesie që këtu do të jemi të mbrojtur”, shprehet Choi Ji-young

“Kam dalë goxha të them të drejtën këto ditë, vetëm se jam treguar e kujdesshme, kam larë duart shpesh dhe kam mbajtur maskë. Por sot nuk dua të mbaj maskë, dua që fytyrën time dhe gëzimin tim ta shohin të gjithë”, ka thënë Shin Ye-joo.

Eventi ishte organizuar për të kremtuar njëkohësisht dhe 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit fetar korean Moon Sun-Myung, I cili u nda nga jeta në 2012-tën. Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste infektimesh nga koronavirusi, dhe ia ka ndaluar hyrjen të gjithë atyre që kanë qenë së fundi në Wuhan.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat