Një organizator i njohur kamerash të fshehta në Rusi, vendosi të bëjë një test të ri dhe komik se çfarë rusët mendojnë në të vërtetë për presidentin e tyre Vladimir Putin.

Dhe për ta bërë të mundur këtë, Bashir Dokhov vendosi një portret të njeriut të fortë të Kremlinit në një ashensor për të parë reagimet e qytetarëve.

Të gjitha skenat u filmuan nga një kamera e vendosur në majë të ashensorit.

Edhe pse presidenti Putin mbështetet nga 69% e rusëve, shumë nga komentet e personave që hynë në ashensor dhe u përballën me portretin ishin negative.

Dokhov i shpërndau filmimet në mediat sociale dhe deklaroi se nuk është i shqetësuar nëse autoritetet ruse do t’i vihen nga pas, shkruan Moscow Times.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat