Në Britaninë e Madhe të gjithë tashmë po përjetojnë pasojat e stuhisë “Dennis”, e cila ka mbyllur njerëzit në shtëpi, për shkak të erërave të forta.

Megjithatë, nuk janë të paktë britanikët që janë acaruar nga pamja që ka krijuar në hartë kjo stuhi, shkruan Unilad.

Bëhet fjalë për formën e një penisi.

Të paktën kjo është ajo që duket gjatë parashikimit të motit në BBC.

Lëvizja e erës ishte evidentuar në një hartë, në të cilën tregohej se stuhia po lëvizte në Britaninë e Madhe duke formuar këtë figurë.

Në të gjithë vendin janë lëshuar mbi 300 paralajmërime për përmbytje, ndërsa erërat arritën shpejtësinë 145 km/h ditën e shtunë, më 15 shkurt.

Deri më tani, në Uells janë shënuar 142 mm reshje shiu.

Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në Britaninë e Madhe, ku shumë qytetarë e kanë marrë me sportivitet situatën, ndërsa të tjerë nuk kanë nguruar të tregojnë irritimin e tyre.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat