Prej disa javësh ai tashmë është thjesht Harry, madje pak ditë më parë atij dhe bashkëshortes Meghan ju hoq e drejta për të përdorur titujt mbretërorë si; Dukë, Dukeshë apo anëtarë të familjes mbretërore.

Duket se ish-çifti mbretëror janë përshtatur më së miri me jetën e re në Kanada si njerëz të thjeshtë. Harryt tashmë i duhet t’i sigurojë vetë nevojat e tij pasi pranë tij nuk ka më asnjë truprojë që t’i thotë ‘Ju ndihmoj unë Hirësia juaj’.

Së fundmi Harry është fotografuar nga TMZ teksa dilte nga një ushqimore në qytetin e Vancouver, me disa sanduiçë në dorë.

I veshur sport dhe i buzëqeshur ish- Duka i Sussex duket se po i shijon shumë jeta prej njeriu të thjeshtë, pa shërbëtorë rreth e qark.

Po ashtu edhe Meghan sipas burimeve pranë çiftit është shumë e relaksuar dhe e qetë që kur u shpërngul në Kanada së bashku me bashkëshortin dhe djalin Archie.


dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat