Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me 9 vjeçarin australian të prekur nga nanizmi, videoja e të cilit u bë shumë shpejt virale.

Yarraka Bayle postoi klipin ku i biri Quaden shihej duke qarë me dënese e kërkonte të vdiste, për shkak të bullizmit të përditshëm në shkollë.

“Ja çfarë shkakton bullizmi tek njerëzit” thoshte gruaja, që në një moment nis edhe vetë të qajë, ndërsa shton se zgjodhi ta bënte publike videon në mënyrë që ta shohin dhe prindërit e tjerë e mësuesit. Por filmimin e saj e panë shumë më tepër njerëz se aq.

Ai është klikuar mbi 14 milionë herë e shkaktoi një valë mbështetjeje për vogëlushin nga i gjithë globi.

Në internet po përhapen me shpejtësi mesazhe përkrahëse me hashtagun #WeStandWithQuaden. Yje si aktori i famshëm hollivudian Hugh Jackman dhe lojtari I basketbollit Enes Kanter i kanë dalë në krah djalit, ndërsa komediani amerikan Brad Williams, që vuan nga e njëjta sindromë, arriti të grumbullojë më shumë se 130,000 dollarë në më pak se një ditë për ta dërguar familjen e djalit në Disneyland.

“Kjo nuk është vetëm për Quaden, është për të gjithë ata që kanë përjetuar bullizmin në jetën e tyre dhe të cilëve u është thënë se nuk vlejnë. Le t`i tregojmë Quadenit dhe të tjerëve se e mira në këtë ekziston, dhe se ata e meritojnë”, ka shkruar aktori.

Edhe ekipet sportive në Australi I kanë përcjelle vogëlushit mbështetjen e tyre, ndërsa liga e regbi-t e ftoi që këtë fundjave, ta drejtojë ai ekipin në ndeshjen e radhës.

Në video djali duke qarë thotë “Unë thjesht dua ta godas veten me zemër … Dua që dikush të më vrasë’.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat