Kulla e anuar e Pizës është pikë referimi si e qytetit me të njëjtin emër në Itali edhe Katedrales në afërsi të saj. Në fakt, ajo është e njohur në mbarë botën për pjerrtësinë e saj në njërën anë.

Katedralia në krahë të saj është krijuar në kohën që u ndërtua Kulla. Ajo duhej të shërbente si mbështetëse e peshës së Kullës, pasi duke qenë se arkitektët nuk kishin krijuar llogaritjet e duhura, por edhe bazamenti i tokës ku u krijua ishte shumë i butë për të mbajtur themelet e saj, Kulla do të pjerrtësohej.

71 vdekje të tjera në Kinë për një total prej 2669 viktimash, 80 150 numri i përgjithshëm i të infektuarve
Disa dekada para se të përfundonte ndërtimi, pjerrësia u rrit dhe vazhdoi të rritej gradualisht me kalimin e viteve, derisa u stabilizua, nga përpjekjet e fundit të shekullit të 20-të.

Sidoqoftë, ka një kohë të vitit kur Kulla e Pizës pjerrtësohet më pak, çka të jep përshtypjen sikur po ngrihet lartë. Arsyeja ka të bëjë me tokën, pasi gjatë verës gurët zgjerohen, nga nxehtësia rritet volumi (bymehen), duke sjellë një ndryshim në pjerrtësinë e saj.

Flash Lajme

Më të lexuarat