Foto të publikuara së fundmi tregojnë kufoma qensh, lakuriqësh apo majmunësh në tregun ekstrem të mishit në Tomohon të Indonezisë, për të cilin është ngritur alarmi se do të jetë inkubatori i ardhshëm i koronavirusit vrasës, shkruan Tempo.

Ky njihet si një nga tregjet më të frikshëm të botës. Aty shihen kafshë ekzotike që rrihen për vdekje apo digjen të gjalla para klientëve.

Me gjithë panikun botëror për epideminë, shitësit dhe blerësit në Tomohon nuk duket se merakosen dhe tregtia vazhdon normalisht.

Para epidemisë, tregu ekstrem i Tomohon ishte një nga atraksionet kryesore për turistët kinezë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat