Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa i ka befasuar të gjithë në seancën e djeshme parlamentare.

Në foltore, ai doli për të dhënë një mesazh sensibilizues në mbrojtje ë femrave dhe me rastin e 8 marsit, por ajo që doli nga goja e tij i la të gjithë me gojë hapur.

Papa ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjatë fjalimit, deputeti u bë nostalgjik, e kur fliste për kavalierizmin e tij me gjininë femërore, rikujtoi ato momente kur i respektonte, edhe me të pinin më shumë uiski se sa ujë. Por, kur kishte para.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më femrat periudhën e kaluar… Unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, tha ai në Kuvend.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All