Një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë nga koronavirusi arriti të shërohet me vetëshërbim shkruan Mirror.

Ajo ishte shtrirë në shtrat me ditë të tëra në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Dr. Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje.

Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

Por menjëherë ajo filloi të vuante nga një dhimbje e fytit, ethe dhe një temperaturë e lartë.

Atëherë Dr. Gerada vendosi që nuk do të ishte gjë e mençur të ktheheshe në punë, dhe u fut në internet për të provuar dhe zbuluar më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam sëmurur kaq shumë”, u shpreh ajo për Mail Online.

Temperatura e saj u rrit shumë dhe ndiheshe e lodhur, ajo nuk çoheshe dot, shkonte në tualet dhe shtriheshe direkt.

Dhe pas pesë ditësh, simptomat e saj filluan të zhdukën.

“Unë nuk kam semundje të tjera kronike, tani ndihem shumë mirë. Ia arrita t’ja dal. Përdora  2 paracetamol tre herë në ditë dhe zbulova penicilinën e Zotit, “supë pule”, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.”

Clare tha se koronavirusi ishte sëmundja më e keqe që ajo ka pasur ndonjëherë dhe e krahasoi atë me dhimbjet e lindjes.

Ishte e dhimbshme dhe pata frikë. Mendova se do vdisja – tha ajo.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat