Telebingo Shqiptare njofton se këtë të diel nuk do të jetë në transmetim si çdo herë në Televizionin Klan.

Ky vendim vjen për të qenë të gjithë të sigurt, për të shmangur kontaktet, deri kur kjo situatë të kalojë.

Ne do t’ju njoftojmë për datën kur do të mbahet shorti i ardhshëm.

Në çdo pikë të hapur të shitjes mund të gjeni bileta dhe mund të bëni shpagime të biletave fituese të javëve të kaluara.

Telebingo do të kthehet shumë shpejt pranë jush çdo të diel me spektakël, dhurata dhe çmime të mëdha.

Kujdesuni për veten, qëndroni në shtëpi dhe bëni durim. Të gjithë bashkë do ta mundim këtë armik të padukshëm.. #nemundemi

STAFI I TELEBINGO SHQIPTARE

Flash Lajme

Më të lexuarat