Një video nga Universiteti Gjerman i Weimarit na tregon rëndësinë e kollitjes në bërryl, si një nga masat paraprake për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Duke përdorur një teknikë që lejon të tregojë  daljet e ndryshme të trupit tonë, ata kanë realizuar provën midis vendosjes së dorës kur kolliteni, dhe vendosjes së bërrylit.

Rezultati është mjaft i rëndësishëm.

Kur kolliteni dhe e vini dorën para, spërklat ku mund të përfshihet edhe koronavirusi, përhapen si në zonën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtmen dhe nuk funksionon në mënyrë efektive.

Kur kolliteni me bërrylin para, shpërndarja e grimcave është praktikisht e zbehtë, duke bërë që rreziku i mundshëm të mbetet në bërrylin tonë.

Përveç kësaj, në këtë mënyrë ne shmangim mbajtjen e këtyre burimeve të infeksionit në dorë, ku është shumë më e lehtë për t’i transmetuar ato. Edhe pse është disi e vështirë, dhe që shpesh e harrojmë, është një nga çelësat kryesorë për të frenuar ngjitjen.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat